Shpërthim në Ersekë, tritol në makinën e Drejtorit të Ujësjellësit
Nje shperthim i fuqishem ka tronditur naten e mbremshme qytetin e Ersekes.Ngjarja eshte shenuar rreth ores 1 pas mesnate,ku persona ende te paidentifikuar i kane vene nje sasi tritoli makines te Drejtorit te ujesjellesit te Ersekes, Orest Malushi.Shperthimi i ndodhur ne qender te qytetit ka qene i fuqishem dhe ka terrorizuar banoret e zones. Fatmiresisht shperthimi nuk ka shkaktuar te lenduar perveçse demeve materiale ne makinen tip fuoristrade te Drejtorit, Orest Malushi, dhe thyerje xhamash te disa lokaleve dhe dyqaneve perreth.Ne kohen ku ndodhi ngjarja, Orest Malushi, ka qene duke festuar me administraten ne nje nga lokalet e qytetit, festen e fundvitit. Nderkohe policia e Korçes ka nisur edhe hetimet mbi ngjarjen.Deri me tani ne ambientet e komisariatit jane shoqeruar rreth 15 persona,ndersa po hetohet ne disa pista, ku kryesorja mbetet ajo e hakmarrjes.Policia e Ersekes ben me dije se dy dite me pare Orest Malushi kishte pasur nje konflikt me nje tjeter shtetas me inicialet Gj.C, i cili ka perfunduar ne spital si pasoje e dhunes qe ka pesuar, por kjo eshte vetem njera nga pistat qe po hetohet, pasi dyshohet qe tritoli mund te jete edhe si paralajmerim i te tjera konflikteve.Nderkohe banore te Ersekes bejne me dije se sherri i lindur dy dite me pare ka qene per çeshtje tenderi mbi mirmbajtjen e rrugeve, i cili me pas ka degjeneruar ne perdorimin e grushteve.Nderkohe edhe qyteti i Fushe-Krujes eshte tronditur po si pasosje e nje shperthimi i ndodhur gati 1 ore me pas se ngjarja ne Erseke. Policia ben me dije se lenda shperthyese ishte vendosur ne lokalin e shtetasit Besnik Xhepi, ku si pasoje me tepër se gjysma e ambjentit eshte shkaterruar.Sipas policisë nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materjale. Ende nuk dihen arsyet apo autoret,nderkohe qe policia ka nisur hetimet.