Vuçiç: BE është domosdoshmëri, Serbia s’mund të mbijetojë pa të

“Nëse dikush mendon se ne mundemi pa Europën, unë ju them se ne nuk mund të mbijetojmë, nuk do të kemi si t’i paguajmë pensionet”, tha sot në Kuvendin e Serbisë zëvendëskryeministri i qeverisës serbe, Aleksandër Vuçiç, duke u përgjigjur pyetjes së një deputeti se për ç’arsye Serbia nxiton të zbatojë marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit me Kosovën.Sipas tij, “në Serbi nuk ka më oxhaqe fabrikash nga të cilat del tym dhe nëse duam të luftojmë për drejtësinë, Serbia nuk bën të varet nga ndihma sociale e bashkësisë ndërkombëtare”.“Me siguri që nuk duam të bëjmë gjithë atë që duhet ta bëjmë dhe kjo është në fakt e mundimshme, por duhet të ndërmarrin atë që mendojmë se është më pak e keqe në këtë moment”, tha Vuçiç.