Prag festash apo abuzimi ?! Qytetarët: Çmimet janë të larta, nuk ka festë

Ashtu si edhe vitet e kaluara, ne Shqiperi vazhdon te abuzohet hapur me çmimet, te cilat ne prag te festave vendosen apo levizin sipas deshires se tregetareve, ne nje kohe kur ne asnje qytet nga Drejtorite e tatim-taksave nuk eshte ngritur asnje grup pune per te kryer kontrolle ne terren,pavaresisht se ato e kane te detyruar me ligj jo vetem te ndalojne kete fenomen,por edhe te ndeshkojne tregetaret apo subjektet qe abuzojne me çmimet.Edhe ne Durres tregetaret kane vendosur te shfrytezojne ne maksimum ditet e festave, duke ngritur çmimet çdo lloj produkti, duke filluar qe nga fruta-perimet e deri tek produkti i mishit apo simboli i tavolines qe eshte gjeli i detit.Rritja e paskrupullt e çmimeve vjen ne nje kohe kur familjet shqiptare ne pergjithesi kane shenuar ulje te ekonomise, por qe fakt nuk po merret parasysh nga askush.Ne mbare boten me rastin e festave te Krishtlindjeve apo Vitit te Ri te gjitha çmimet pesojne ulje, por ne vendin tone si perhere ndodh e kunderta, madje te parat qe shenojne rritje jane pikerisht produktet ushqimore, te cilat rrisin dhe fitimet ne xhepat e tregetareve, te cilet askush nuk i taton, kontrollon apo ndalon.