Fushata e ripyllëzimit të vendit zhvendoset në Parkun Kombëtar të Llogarasë

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i shoqeruar nga kryetari i bashkise se Orikumit dhe drejtori i sherbimit Pyjor eshte ndalur në Parkun Kombetar te Llogarasë, ku ne kuader te ripyllezimit te Shqiperise ka mbjellë fidanë per te treguar se zonat e djegura te shkaterruara si dhe te perfshira nga erozioni duhet te rehabilitohen.Ministri Koka ne fjalen e tij eshte ndalur tek angazhimi i qeverise per te nderhyre perballe ketyre situatave me projekte afata shkurtra dhe afatgjata per rehabilitimin e zonave te gjelberta.Rehabilitimi i zonave te mbrojtura dhe promovimi i zhvillimit te qendrueshem i mjedisit dhe burimeve natyrore nepermjet nderhyrjeve te perbashkëta me komunitetin lokal eshte tema e projektit qe po gjen zbatim ne terren nga Drejtoria e Sherbimit pyjor Vlore.Kjo nisme eshte mbeshtetur dhe financuar nga projekti i zonave te mbrojtura detare dhe bregdetare ne Shqiperi dhe synon rehabilitimin e zones dhe vazhdimin e punes gjate sezonit te pyllezimit.