Tregëtimi i gazit pa kushte sigurie, Inspektoriati Qëndror Teknik nis kontrollin e tregut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2013, 16:20
Kontrolle të ashpra në të gjitha pikat e tregtimit të gazit në vend. Drejtuesi i Inspektoratit Qendror Teknik, Adrian Çela, e ka deklaruar këtë fakt gjatë aksionit per kontrollin e pikave te tregtimit te bombulave te gazit.Sipas kreut të IQT-së, nuk do të lejohen që këto pika të ushtrojnë veprimtarinë e tyre pranë ambjenteve të banuara, pasi kjo do të shkaktonte një Gërdec të dytë. Çela paralajmëroi se do të realizohen kontrolle në të gjitha pikat e tregtimit të gazit në vend.Shpesh herë në Shqipëri janë ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë e tregtimit të bombulave të gazit, të cilat shumë shpesh kanë qenë edhe burime aksidentesh të ndryshme.