Qeveria “dëgjon” biznesin, pas miratimit konsultohet me grupet e interesit
Pas miratimit të paketës fiskale në parim në parlament, Komisioni i ekonomisë ka dëgjuar kërkesat e përfaqësuesve të biznesit. Kjo ka shkaktuar debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës. Sherefedin Shehu, deklaroi se dëgjimi i biznesit është thjesht një farsë, pasi nuk ka mundësi që të ndërhyhet më në ligje.Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, ka ngritur shqetësimin e rritjes së karburanteve.Zv.presidenti i Dhomës Amerikane, Arsen Kurti, ka deklaruar se taksa progresive do ndikojë në konsum, ndërkohë që kërkoi rishikimin e nivelit të taksës së korporatës.Maksim Muçi, kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, ngriti shqetësimin e taksimit të lartë për këtë sektor.Biznesi shqiptar, por edhe ai kosovar ka kundërshtuar paketën fiskale dhe ka kërkuar që hyrja e saj në fuqi të shtyhet për vitin 2015.