Kthimi i emigrantëve rrit numrin e kërkesave për punë në Fier
Niveli i papunesise ne qytetin e Fierit ka shenuar rritje, kjo edhe si pasoje e kthimit te mjaft emigranteve ne Shqiperi, pas krizes ekonomike qe ka mberthyer shtetet fqinje.Fatmira Vrushta, specialiste prane zyres e punes eshte shprehur se numri i personave te cilet regjistrohen prane saj, eshte gjithmone ne rritje, nderkohe qe vetem per kete vit numri i kerkesave ka shkuar ne 8200, shifer qe mendohet te jete disa here me e larte pasi jo çdo person regjistrohet prane zyres se punes.Nga ana tjeter vete qytetaret shprehen se sigurimi i nje vendi pune eshte mjaft i veshtire,kjo edhe si pasoje e mungeses se nje profesioni te mirëfillte, i cili do ti integronte me lehte ne tregun e punes.Lista e punekerkuesve ne qytetin e Fierit, po shtohet çdo dite e me shume, nderkohe qe pjesa me e madhe e tyre jane nga zonat rurale, por edhe emigrantet e kthyer ne Shqiperi.