Varreza masive në Rashkë, hetime për ata që e fshehën

Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariç, ka deklaruar se janë bërë përpjekje me vite të tëra për ta zbuluar varrezën në Rashkë dhe me sofistikimin e mjeteve të gjurmimit, janë zbuluar mbetjet mortore.Ai ka deklaruar per mediat ne Prishtine se kishte pasur presione politike nga Kosova për këtë çështje, porse Prokuroria e ka bërë punën e vet e pandikuar nga politika. Sipas tij, organet e drejtësisë në Beograd do të hetojnë edhe ata që e kanë fshehur varrezën, duke e quajtur këtë krim të dyfishtë.Sipas Vekariç, zhvarrosja e mbetjeve mortore do të kryhet sa më shpejt që është e mundur, por identifikimi dhe numri i saktë i gjetjeve mund të marrë kohë. ndërkohë pala kosovare pret që procesi i zhvarrosjes të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Mendohet se në këtë varrezë masive gjenden trupat e së paku 250 viktimave civile të luftës në Kosovë.Nderkaq autoritete ne Prishtine deklarojne se Serbia po tregohet joserioze në rastin e varrezës masive në Rudnicë të Rashkës. Autoritetet atje nuk po e lejojnë palën kosovare që të jetë pjesë e proceseve, madje u është kujtuar se atje nuk kryen punë as EULEX-i, as UNMIK-u, e as Amerika, pasi atje është Serbi.Palës kosovare i është refuzuar edhe kërkesa që mbetjet mortore të sillen për ekspertiza në Kosovë, përkundër kërkesës që një gjë e tillë të bëhet në Prishtinë për shkak të afërsisë gjeografike.Këto çështje u konfirmuan gjatë një takimi që përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur e zhvilluan me përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të përfshirë në procesin e ndriçimit të fatit të personave të pagjetur.Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj ka thene se gërmimet në Rudnicë janë ndërprerë dhe pritet të vazhdojnë pas përfundimit të festave të fundvitit dhe fillimvitit të ardhshëm dhe varësisht edhe prej kushteve klimatike. Por, për prioritetet e mëtejshme do t'i vendosë pala e Beogradit.