Rama: Tu flasësh të rinjve kundër opozitës, shembull i katandisë së politikës qeverisëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2012, 19:08
“Te anetaresosh te rinj ne partine qe qeverisë e tu flasesh perçart kunder opozites, shembull kuptimplote per katandine e politikes qeverisese!” Ky ka qenë komneti i menjëherëshëm i kreut të selisë rozë Edi Rama lidhur me takimin e kryeministrit Berisha me të rinjtë e minibashkisë Nr.5 në kryeqytet.Në rrjetin social twitter Rama shprehet “sa gjynah ata te rinj qe i kane thirrur per endrrat (c'kopjace!) e u flasin per makthin qe kane ndaj opozites (dmth enderr e vetme pushteti)”.Më herët kryeministri Berisha akuzoi Ramën si bllokator të integrimit të vendit, ëndrrës së të rinjve dhe gjithë shqiptarëve.