Prishje në pazarin e drogës, 5 shtetas marrin peng një tjetër për 4 orë

Një bashkëpunim shqiptaro-maqedonas ka pasuar me një pengmarrje të një shtetasi në Tiranë. Sic bejnë me dije autoritetet policore të Tiranës 5 shtetas, prej tyre 3 shqiptarë dhe 2 maqedonas kanë marrë peng për 4 orë rresht një shtetas në Farkë, më pas e kanë lëshuar në Paskuqan.Lidhur me këtë policia ka bërë të mundur arrestimin e tre pengmarrësve, përkatësisht shtetasit, Ermir Muja, Emilio Muja dhe Përparim Halilaj, ndërsa ka shpallur në kërkim dy maqedonasit.Nga hetimet paraprake të bluve bëhet me dije se shkak i pengmarrjes dyshohet të jetë një borxh, i cili mendohet se ka ardhur nga një pazar droge me Maqedoninë.