Mosrealizimi i të ardhurave në buxhet, Qeveria: Shkak kriza dhe moti i keq në dimër
Gjatë vitit 2012 nuk janë realizuar të ardhurat e planifikuara. Zv.ministri Alfred Rrushaj e deklaroi këtë gjatë raportimit në Komisionin e ekonomisë dhe të financave.Sipas numrit 2 të financave në këtë mosrealizim ka ndikuar moti i keq dhe kriza ekonomike që ka përfshirë dy vendet fqinje.“Ne presim rritje, sepse bujqësia ka performuar mirë dhe ndërtimi do rritet nga plani urbanistik”- tha zv.ministri Rrushaj.Kjo ka shkaktuar debate midis opozitës dhe mazhorancës. Sipas nënkryetares së Komisionit, Mimi Kodheli, ky nuk është justifikim.Ndërkohë që deputeti Arben Ahmetaj e përcaktoi buxhetin 2013, si buxhetin e krizës ekonomike.Opozita ndërkohë kërkoi raportimin e Guvernatorit të BSH-së për borxhin dhe të Ministrit të Ekonomisë në lidhje me ngërçin në sistemin energjitik në vend si probleme që lidhen direkt me buxhetin.