Berisha “sfidon” fqinjët: Jemi të zotët ta arrijmë vetë rrugën europiane

Kryeministri Berisha sfidon Greqinë fqinje, duke u rideklaruar edhe një herë për Shqipërinë e madhe. Në një takim me të rinjtë e PD, kreu i qeverisë si asnjëherë tjetër më parë akuzoi fqinjët se nuk do të mund të thurin kurthe kundër cështjes kombëtare ashtu sikur kanë bërë vite më parë dua arritur copëzimin.“Albanofobia është një re që qarkullon në rajon, fqinjët na shihnin si qytetarë të dorës së dytë e të tretë, nuk mund t’i pranojnë shqiptarët si qytetarë të lirë, sot jemi më të bashkuar se kurrë, cdo pëllëmbë toke është territor në ndërgjegjen e cdo shqiptari. Ata të cilët mendojnë që ne do mund të kemi cështje më të madhe se cështja kombëtare gabohen rëndë, duhet ta dinë mirë se shqiptarët janë adresuar, kanë përjetuar pas hebrenjve racizmin më të egër në rajon dhe më gjërë. Duhet ta dinë mirë se ndaj tyre më shumë se ndaj cdo kombi tjetër janë hartuar paraprakisht programe të shfarosjes së tyre. Ne festuam 100- vjetorin, por imagjinoni që paraardhësit nuk kishin shtet se një perandori që i kishte sunduar për 500 vjet donte ti ndante, ndërsa fqinjët u vërsulën të tërbuar nën një aleancë të quajtur e shenjtë, që kishte si synim grabitjen e trojeve shqiptare dhe zhdukjen e trojeve shqiptare”, tha Berisha.Duke iu drejtuar drejpërdrejtë Athinës zyrtare, Kreu i qeverisë deklaroi se kush do të mundohet të pengojë integrimin e Shqipërisë në BE do të dështojë rëndë.Në një apel drejtuar rinisë shqiptare Berisha tha se cështja kombëtare duhet të jetë ylli polar i të gjithëve, pasi shqiptarët gëzojnë aktualisht vetëm 1/3 e territorit .Nga ky takim Berisha nuk la pa akuzuar as kreun e PS, Edi Rama, qe sipas tij ka si alternative vetem bllokimin.“Para jush shtrohen dy alternativa ajo e integrimit dhe ajo e bllokimit. Edi Rama pas përpjekjes për të marrë pushtetin me dhunë në 21 janar, pasi ëndrra e Edi Ramës qe të mbante fjalim nga zyra ime, kjo s’mund të ndodhte, dhe pasi nuk pranonte të votonte asnjë ligj, bëri gjithçka për të bllokuar vizat. Unë jam i bindur se do marrë leksionin shekullor si etërit e tyre në 1992, nuk ia jap unë për të rinjtë dhe të rejat. Nuk mund t’ju zësh t'i të rinjve ëndrrën evropiane”, shtoi Berisha.Në PD-në e Tiranës u anëtarësuan 400 të rinj.