Nishani dekoron Ryerson me urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2012, 18:29
Ambasadori i parë amerikan i post komunizmit në Shqipëri, William Ryerson, është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me titullin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, për kontriburtin e vecantë që ka dhënë në konsolidimin e demokracisë dhe cuarjen përpara të miqësisë mes dy vendeve.Ndërsa ka marrë urdhërin e lartë që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, Ambasadori Ryerson përmes emocioneve ka vlerësuar titullin që Kreu i Shtetit i akordoi.Në këtë ceremoni të vecantë merrnin pjesë Kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Alfred Moisiu, nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle, Ministra të kabinetit qeveritar, zëvendës.ambasadori amerikan dhe të ftuar të tjerë të shumtë.