Çrregullimet mendore, 2 mijë fëmijë të vizituar gjatë 2012-ës

Sot ka 30% më shumë fëmijët të cilët vuajnë nga çrregullime të ndryshme mendore se 5 vite më parë. Situata më shqetësues shihet në zonat urbane për shkak të ndotjes, mënyrës së jetesës dhe në disa raste fëmijët rriten jashtë vëmendjes së prindërve.Çrregullimet mendore vijojnë nga ankthi e deri në veprime të pakontrollura. Vetëm në qëndrën e shëndetit mendor nr 3 në Tiranë për këtë vit janë vizituar rreth 2 mijë fëmijë.Psikiatri për fëmijë Selami Deraj tha se falë përkushtimi të qëndrës, 5 fëmijë të spektit autik janë regjistruar këtë vit në shkolla publike.Vetëm në këtë qëndër janë trajtuar mbi 15 mijë persona me çrregullime të ndryshme mendore, nga të cilët rreth 30 % janë fëmijë.Mjekët psikatër thonë se ka nevojë për më shumë qëndra të tilla ku të vegjlit të trajtohen në këto qëndra multidisplinare me qëllim riintegrimin e tyre në shoqëri.