Kukës, vdes tragjikisht në fushën e blertë futbollisti 17-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2012, 18:20
Ndahet nga jeta tragjikisht një futbollist 17 vjeçar, pjesë e të rinjve në Klubin e Futbollit të Kukësit. Ilirjan Thaçi, ka humbur jetën tragjikisht gjatë zhvillimit të ndeshjes miqësore Kukësi-Prizreni.Burime nga qyteti verior i Kukësit bëjnë me dije se 17 vjecari mbeti i vdekur në fushën e blertë, pasi u ndje keq.Ndërkaq ekipi mjekësor i cili tentoi ti jepte ndihmën e pare, por pa rezultat, bën me dije se dyshohet se Thaci ka pësuar një atak kardiak gjatë ndeshjes.Në vendngjarje kane mbërritur forcat e policise, ecila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit të rëndë.