Qeveria garanton opozitën: Asnjë lekë borxh kompanive të ndërtimit

Qeveria nuk u ka asnjë lekë borxh kompanive të ndërtimit. Kjo ka qenë përgjigja që ka dhënë zëvendës. ministri i transporteve, Ernest Noka, pas shqetësimit të ngritur për këtë cështje në Komisionin e veprimtarisë prodhuese nga mazhoranca dhe opozita. Deklarata e Nokës u bë gjatë raportimit në Komision për shpërndarjen e buxhetit për sektorët që mbulon Ministria e Transporteve.Ndërsa ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, gjatë raportimit në Komision tha se është ulur buxheti për sektorin e bujqësisë në buxhetin e vitit të ardhshëm, pasi ky sektor nuk u prek nga kriza. Me buxhetin e ri, tha Ruli, parashikohet një rritje ekonomike prej 3 përqind në sektorin e bujqësisë për vitin e ardhshëm.Përfaqësuesit e dy Ministrive kanë raportuar në Komisionin e veprimtarive prodhueve, ndërsa u janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për shqetësimet e ngritura në lidhje me shpërndarjen në terren të buxhetit. Deputetët e të dy kaheve janë fokusuar kryesisht në problematikat e hasura në zonat elektorale të tyre.