Dhunon të shoqen shtatëzënë, vetëvritet 50-vjeçari në Pukë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2012, 17:39
Një person i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme në Pukë. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Rras të komunës Gjegjan, ku shtetasi Gjin Lleshi 50 vjeç është vetëvrarë me nje kapsolle.Mësohet se viktima është gjetur pa jetë në banesën e tij nga familjarët, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të aktit të rëndë.Paraprakisht blutë bëjnë me dije se dyshohet se vetëvrasja ka ndodhur pasi viktima ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në gjendje të rëndë, pasi 48- vjeçarja është edhe shtatzënë. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.