Nga 1 dhjetori asnjë abone me karton, Bashkia përsërit urdhërin për shoqëritë e transportit urban
Duke nisur nga data 1 dhjetor shqoqëritë e transportit qytetas e kanë të ndaluar të tregëtojnë abone me karton. Bashkia qëndron në urdhërin e dhënë një muaj më parë se të gjitha abnonetë do të tregëtohen pa karton dhe kjo sipas autoriteteve të Bashkisë, nuk do të thotë se mungojnë elementët e sigurisë. Bashkia ripërsërit urdhërin për të mos krijuar më përplasje mes operatorëve dhe qytetarëve.“Bashkia e Tiranës, përmes një shkrese u ka kërkuar të gjithë operatorëve të transportit publikë, që të tregtojnë abonetë pa kartonin shoqërues. Kjo, mbështetur në faktin që abonetë e tregtuara nga Drejtoria e Tatim-Taksave kanë të gjithë elementët e nevojshëm të sigurisë. Asnjë nga operatorët e licencuar nga Bashkia e Tiranës nuk do të tregtojë më, abone të pajisura me karton shoqërues”deklaroi Hoxha.Ndërsa drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Geron Ibrahimi, thotë se operatorët të cilët nuk zbatuan këtë urdhër janë gjobitur deri në 20 mijë lekë.“Gjatë kësaj periudhe, që kur u bë paralajmërimi i parë, AMK ka ndërmarrë 23 masa për operatorin e Saukut, i cili ka krijuar dezinformim qytetar. I bëjmë thirrje edhe njëherë operatorit, që të mos vazhdojë të dezinformojë qytetarët, duke i shitur abonetë me karton, pasi është totalisht e papranueshme, ndërkohë që urdhëri i Bashkisë është i saktë dhe i qartë, duke u shprehur se “nuk do të shoqërohen me karton”. Ne, si Agjenci e Mbrojtjes së Konsumatorit kemi filluar vlerësimin e konkretizimit të propozimit të heqjes së licencës për këtë operator, ndaj i bëjmë edhe njëherë thirrje, që të mos dezinformojë qytetarët dhe të rrisë cilësinë e shërbimit të transportit publik” tha ai.Bashkia u kërkon operatorëve të nisin tregëtimin e aboneve pa karton dhe të distancohen nga njoftime se një abnone pa karton nuk njihet nga fatorinot. Debati për abononetë rikthehet pas një muaj dhe këtë herë Bashkia thotë se gjithcka do të procedohet sipas urdhërit ku kundravajtësit do të penalizohen.