FRD zyrtarizon degën në Durrës, Topi: Të çlirojmë shqiptarët nga zinxhiri i vjetër i politikës

Të çlirojmë shqiptarët nga zinxhiri i vjetër i politikës në këtë shekull të ri. Ky ka qenë apeli drejtuar sipmatizantëve të FRD në pallatin e kulturës, “Aleksandër Moisiu” në Durrës, nga kreu i kësaj partie Bamir Topi.Ndërsa ka akuzuar politikën e vjetër për ozurpim të vendit dhe keqqeverisje, Topi nuk ka kursyer kritikat dhe për festimet e 100 vjetorit, duke i krahasuar me mitingje partiake. Nga ana tjetër zoti. Topi vlerësoi se zgjedhjet 2013 do të jenë një ndryshim i madh dhe pjesë e këtij ndryshimi sipas tij, do të bëhet edhe qyteti i Durrësit.“Pazare, keqqeverisje, financime të dyshimta, uzurpim të pushteteve e së fundmi, edhe personalizim të festës më të madhe kombëtare, shpalljes së pavarësisë. Kjo duhet të ndalë menjëherë. Qytetarët duan mirëqënie, vende pune, mundësi për përmirësimin e jetës e prestigj për të qenë qytetarë të denjë, e jo ekspertizë për gjithcka nga një njeri i vetëm, madje edhe për cmimin e tortës e mishit të qengjit. Ka ardhur momenti t’i japë fund me votë dhe me mjete demokratike modeleve të vjetra të qeverisjes, risisë e rotacionit, e jo thjesht zëvendësimit të pushtetit nga njëri individ tek tjetri” tha Topi.Ndërsa sekretari i Përgjithshëm të Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa gjatë fjalës së tij akuzoi qeverisjen demokratike se ajo nuk përfaqëson ëndrrën shqiptare të vitit 1990.“Pas 15 vitesh e gjej veten në të njëjtin udhëkryq, pas 22 vitesh më duhet të them të njëjtat fjalë vetëm se partia ndryshon. Ne mbetemi me të njëjtin mentalitet, në të njëjtin udhëkryq. Ajo që dallon sot ëshë fakti se qytetarët nuk kanë më optimizëm apo shpresë dhe tu vrasësh qytetarëve shpresën është dëmi më i madh që mund ti bëhet një shoqërie. Dëmi i madh do të mbetet për disa vite. Unë kam dhënë kontributin tim dhe s’jam penduar”tha ai.Ndërkaq Oketa u ndal edhe në aktualitetin social duke vënë theksin tek papunësia dhe varfëria teksa dha shifrën se 35% e shqiptarëve marrin ushqime me listë.FRD zyrtarizoi degën e kësaj partie në Durrës, i cili kulmon shtrirjen e FRD-së nëpër rrethe.