Kavajë, i shoqëruari, plagos me armë policin në Komisariat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2013, 16:06
Një efektiv policie ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në ambjentet e komisariatit të Kavajës. Burime nga ky komisariat bëjnë me dije se efektivi Xhemal Plaku, është plagosur me një plumb në këmbë nga shtetasi Nazmi Bruci.Ky i fundit ishte shoqëruar në polici nga Plaku, por me sa duket ai kishte një armë të fshehur me vete, me të cilën ka qëlluar mbi efektivin e policisë.Efektivi i policisë, Xhemal Plaku, është dërguar me urgjencë në reanimacionin e Spitalit të Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Në drejtim të Komisariatit të Policisë së Kavajës është nisur nisur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, për të bërë një hetim të hollësishëm lidhur me këtë ngjarje.