Panairi Kombëtar i Artizanatit në Tiranë

Mbi 10 produkte të veçanta të prodhuara nga gra prej krahinave të ndryshme të Shqipërisë dolën dje për herë të parë në një ankand tek Hotel Tirana Internacional. Ankandi ishte nga të parët e këtij lloji në Shqipëri dhe solli para blerësve të mundshëm produkte artizane dhe qëndistarie të punuara nga 3 prej prodhuesve më të mira në vend.“Përgëzime për punimet cilësore që keni prodhuar me duart tuaja duke sjellë përpara një model të ri të grave sipërmarrëse të cilat ndërtojnë biznesin e tyre të bazuara në një traditë të pasur“, tha Zineb Touimi-Benjelloun, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.“Në shumë vende industritë krijuese kanë dalë si sektorët më dinamikë të biznes dhe tregëti. Ne besojmë se gratë shqiptare janë në një pozitë të mirë për të përfituar nga ndërmarrjet krijuese, zejtaria dhe puna artizane. Ka mjaftueshëm traditë, aftësi dhe zell midis shumë grave për t’u angazhuar në ndërmarrje të frutshme”, Benjelloun.Një theks të veçantë ajo i dha nevojës për të pasuruar traditën dhe për të shtuar vlerë në mënyrë që produktet artizane të grave shqiptare të gjejnë vlerësim në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.Ndërsa Zv. Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sulo tha se “promovimi i çirakërisë është synim i Ministrisë për t’i mundësuar çdo të reje dhe të riu shqiptar të zhvillojë aftësitë profesionale pranë një profesioni ashtu si këto tre zonja kanë bërë gjatë këtyre muajve“.Zv. Ministrja shtoi se Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kërkon ta shtrijë idenë e sistemit dual në tërë strukturën e arsimit dhe formimit professional. Ajo përshëndeti zonjat pjesëmarrëse për iniciativën e tyre.10 produkte arritën të shiteshin me sukes dhe pjesëmarrësit patën rastin gjithashtu të blejnë produkte të tjera të ekspozuara krahas atyre për ankand. Për shkak të fundvitit dhe festave, interesimi i pjesëmarrësve ishte i lartë gjë që tregohet edhe nga numri i pjesëmarrësve në Ankand si dhe i produkteve të shitura.E veçanta është se të ardhurat nga Ankandi do të përdoren për mbështetjen e grave artizane dhe për organizimin e edicionit të 8-të të Panairit të Artizanatit dhe Trashëgimisë, në Gjirokastër, vjeshtë 2014. Sadi Petrela, Drejtor i Fondacionit “Gjirokastra” dhe organizator kryesor i Ankandit, u shpreh se “jemi shumë të kënaqur që puna jonë disa mujore arriti të krijojë vlerësim dhe dukshmëri për punën e duarve të këtyre grave të talentuara”.Ankandi solli si rrallëherë një bashkëpunim të veçantë midis grave artizane tradicionale dhe sitlisteve dhe dizenjueseve bashkëkohore. Përzgjedhja e grave prodhuese në akand – Artenca Kruja nga Shkodra, Florinda Muça nga Tirana, dhe Margarita Laçka nga Pogradeci – u bë nga Fondacioni “Gjirokastra” gjatë Panairit të 7-të të Artizanatit dhe Trashëgimisë në Gjirokastër, Shtator 2013. Për mbi 2 muaj këtyre prodhueseve iu bashkëngjitën stiliste dhe dizenjuese të cilat aplikojnë metoda moderne për të pasuruar produktet tradicionale si qilima, rrugica, shalle, mbulesa, shporta, etj.Ankandi ishte pjesë e një projekti të financuar nga UN Women, të mbështetur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, dhe të zbatuar nga Fondacioni “Gjirokastra” dhe që synon fuqizimin ekonomik të grave përmes angazhimit të tyre në punë dhe sipërmarrje artizanale dhe të produkteve tradicionale.