Berat, vdes i asfiksuar në banesë i moshuari, në gjendje të rëndë gruaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2013, 12:10
Një i moshuar ka gjetur vdekjen ndërsa bashkëshortja e tij është në gjendje të rëndë pasi janë asfiksuar nga gazi.Ngjarja e rëndë është shënuar në qytetin e Beratit ku si pasojë e rrjedhjes së gazit ka gjetur vdekjen 73-vjeçari Stilian Thomai ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë bashkëshortja e tij Krisanthi Thomai 70 vjeç.Dy bashkëshortët, Stialian dhe Krisanthi Thomai janë asfiksuar pasi kishin harruar gazin hapur gjatë natës.Dy të moshuarit të cilët jetonin vetëm në banesë, u gjetën të asfiksuar sot në mëngjes nga fqinjët të cilët i kanë dërguar me urgjencë në spital. Por ndërkohë që 73-v jeçari ka humbur jetën, bashkëshorja e tij Krisanthi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Beratit.