Basha përuron rrugën e qelqit: Mbyllëm me sukses investimet publike për 2013

Është përuruar sot në Njësinë Bashkiake Nr.6  në zonën e Kombinatiti përfundimi i punimeve të Rrugës së Qelqit.I pranishëm ishte edhe kreu i Bashkisë, Lulzim Basha, i cili tha se kjo rruge ka përfunduar brenda afatave dhe brenda cilësisë që prisnin banorët e kësaj zone. Kjo, theksoi kryebashkiakua është ndërhyrja me e thellë që i është bërë ndonjëherë kësaj rruge, duke e sjellë atë në parametra shumë cilësorë.Më këtë rruge, vijoi më tej Basha, Bashkia e Tiranës mbyll planin buxhetor për investimet për vitin 2013, duke bërë realitete sipas tij, të gjitha investimet e parashikuara, jo vetëm në këtë zonë, por në të gjithë Tiranën.  Bashkia, theksoi ai, do të bëhet gati për të hapur një kapitull tjetër investimesh publike në vitin 2014.“Ju siguroj se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të qëndrojë pranë tyre, në ditë të mira apo të këqija, duke dhënë  kontribute pozitive në jetën e çdo qytetari të Tiranës.”- përfundoi Basha.