Tiranë, i vuri zjarri Gjergj Ndrecës, arrestohet ish-i burgosuri

Policia e Tiranës ka arrestuar ish-të burgosurin politik i cili i vendosi zjarrin Gjergj Ndrecës. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 59-vjeçari Pal Shtjefni, banues në Tiranë, ish-i përndjekur politik dhe pjesëmarës në grevën e urisë.Sipas policisë, 59-vjeçari, i ka vendosur zjarrin në trup më anë të një çakmaku, shtetasit Gjergj Ndreca, i cili sapo ishte lyer me benzinë.Policia thekson se falë ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave të policisë të planizuar me shërbim pranë grevës së urisë të ish përndjekurve, kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në trup të Ndrecës dhe dërgimin e menjëhershëm të tij, në QSUT në repartin e djegjes, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë ndaj shtetasit Pal Shtjefni u morr masa e arrestit për konsumim të veprës penale të Plagosjes së rëndë me dashje, pasi i dëmtuari ka marrë plagë të rënda djegieje në pjesë të ndryshme të trupit.