Kompania CEZ me shërbime online
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2012, 12:00
Tashmë të gjithë qytetarët mund të lidhin një kontratë me “CEZ Shpërndarje” shumë më lehtë. Kompania Cez ka prezantuar një nga shërbimet më të reja për klientët e rinj që ka të bëj me kontrollin on-line të statusit për një lidhje të re.Drejtoresha e IT-së pranë kësaj kompanie ka shpjeguar se ky shërbim i ri do të shmang rradhët dhe do të shkurtoj kohë për të gjithë klientët.Në faqen On-line të “CEZ Shpërndarje” klientët kanë mundësi që ndër të tjera të marrin pjesë në tenderime të ndryshme,të bëjnë pagesa nga shtëpia nëpërmjet shërbimit e-banking ose të ankohen në rast se kanë probleme me matjen apo faturimin e energjisë.