Bode: Ekonomia shqiptare është rritur pozitivisht

Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar sot se ekonomia shqiptare është rritur povizitivisht ndërsa borxhi publik kap shifrën prej 59.4 përqind.Ndërsa ka raportuar në komisionin e ekonomisë për buxhetin faktik për 2011-ën, kreu i financave ka theksuar se gjatë këtij viti është bërë e mundur mbledhja e të ardhurave nga buxheti i shtetit.“Rritja ekonomike gjatë vitit 2011 ka qënë 3.1 përqind, inflacioni 3.5 përqind ndërsa punësimi është rritur me 1.7 përqind dhe kjo shifër është e kënaqshme duke pasur parasysh krizën ekonomike” tha Bode.Ndërsa kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka rekomanduar që të ketë amendime kushtetuese në mënyrë që borxhi publik të mos e kalojë nivelin prej 60 përqind.“Tërheqim vëmendjen për defiçifin buxhetor por duhet të bëhet kujdes edhe me borxhin publik. Niveli i borxhit publik është në limitet e vendosura” tha Leskaj.