Eurozona lëvron sot fondin e ri të shpëtimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2012, 12:10
Ministrat e Financave të zonës euro do të takohen në Luksemburg për të publikuar zyrtarisht Mekanizmin për Stabilitet Evropian, i cili do të ketë kapacitet të plotë të kreditimit prej 500 miliardë eurosh deri në vitin 2014.Fondi do të përdoret për t`i dhënë hua ekonomive në krizë, në këmbim të reformave fiskale dhe strukturore.Inaugurimi i tij vjen në mes të pasigurisë në rritje për të ardhmen e Greqisë në Eurozonë.Ka gjithashtu shqetësime se Mekanizmi për Stabilitet Evropian nuk do të jetë i mjaftueshëm për të shpëtuar zonën e monedhës së përbashkët.