Konflikti për pronën në Kakome, plagosen 3 persona
Tre persona janë plagosur paraditen e sotme në Sarandë pas një konflikti për pronën.Ngjarja e rëndë është shënuar në Kakome ku sherri mes dy fiseve për pronësinë e një kullote ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta.Për pasojë janë plagosur shtetasit Fredi Dimiterka 52 vjeç, Ervin dhe Romeo Llambri të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Sarandës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.Mësohet konflikti ka nisur mes dy fiseve Baxheri dhe Dhimiterka për një kullotë e cila administrohet me qera nga fisi Dhimiterka. Anëtarët e fisit Baxheri të cilët pretendojnë se janë pronarë të kësaj kullote kanë qëlluar me mjete të forta tre anëtarët e fisit tjetër duke i plagosur ata.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.