Tavo: S`është pushuar asnjë infermier, u ka mbaruar kontrata

170 infermierët e QSUT-së janë larguar sepse u ka mbaruar kontrata dhe nuk janë pushuar, ashtu si aludohet nga vetë bluzat e bardha.Ministri i shëndetësisë Vangjel Tavo thotë se nuk ka vend për abuzime në këtë rast sepse kontrata e këtyre infemierëve ka përfunduar që në shkurt të këtij viti dhe 8 muaj bluzat e bardha kanë punuar në mënyrë të jashtëligjshme në qëndrën më të madhe spitalore në vend.Ministri Tavo ka uruar të gjithë studentët e mjekësisë dhe infermierisë që kanë nisur këtë vit akademik. Tavo thotë se duhen kurrikula të përmirësuar sepse nga këtu nis përvoja e tyre që kanë në dorë jetë njerëzish.Për këtë vit akademik janë akorduar 500 mijë euro për laboratore dhe telemjekësia do të ndihmoj pedagogët të marrin eksperinecat më të mira nga mjekësia e huaj.