Tiranë, ish-i përndjekuri politik Ndreca i vë flakën vetes
Pas 17 ditësh në grevë urie ish-i burgosuri politik Gjergj Ndreca ka ndërmarrë veprimin më ekstrem duke tentuar të vetëdigjet. Rreth orës 9:00 të mëngjesit personazhi i njohur i protestave ekstreme është përpjekur ti vërë flakën vetës madje sipas policisë me ndihmën e një prej shkokëve të tij ia ka arritur të vërë flakën trupit të lyer me benzinë.Menjëherë pas këtij akti të ndërrmarrë nga Ndreca kanë ndërhyrë grevistët e tjerë të cilët kanë bërë të mundur fikjen e flakëve. Ndreca është nisur menjëhërë për në QSUT ku mësohet se gjendja e tij është shumë e rëndë. Mjeku që po kujdest për të Ndrecën thotë se ai ka djegje në 40% të trupit dhe se ndodhet në terapi intensive.Ndërkohë menjëherë pas aktit vetëflijues të Ndrecës ish të burgosurit politik kanë protestuar përballë kryesisë së kuvendit. Në protest u hodhën thirrje kundër qeverisë dhe thanë se është faji i kësaj qeverie për aktin e Ndrecës.Grupi i ish-të përndjekurve prej 17 ditësh është ngujuar në grevë urie duke kërkuar dëmshpërblimin dhe një sëri kërkesash të tjera që pretendojnë se janë lënë në harresë nga shteti.