Strasburg, Berisha: Eurozona si Shqipëria e piramidave

Kriza ekonomike nuk ka prekur Shqipërinë por kjo krizë që ka prekur Europën mund të krahasahot me Shqipërinë e skemave piramidale. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha në Strasburg gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar për Demokracinë që zhvillohet nga Këshilli i Europës. Duke folur në emër të Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, kryemisnitri shqiptar e ka ilustruar situatën ekonomike që po kalon Eurozona me Shqipërinë.“Kriza në zonën euro, si Shqipëria në vitin e skemave piramidale. Por, fajtore për krizën tek ju është elita bankare. Po ilustroj rastin me Shqipërinë, jo se jemi vend i madh, apo se ka ekonomi. Miq, Shqipëria është rast unik, se 20 vite më parë, që sapo doli nga regjimi komunist, respektohen liritë fetare. 20 vite më parë, një vend i cili e ka vendin në zemër të Europës, ne ishim një ndër 3 vendet më të varfra në botë. ...Vendi im është hasur me një ndër krizat më të këqija siç ishin skemat primaidale, ku shqiptarët humbën të gjithë kursimet e tyre. Ajo çka ndodhi më pas ishte një vakuum i tmerrshëm. Është shumë e rëndësishme që tregjet të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme. Por ne kemi punuar për një kuadër ligjor të shëndetshëm, se pas 20 vitesh nuk ishte radha jonë për një krizë financiare, por e vendeve të tjera. Dhe kjo krizë ishte njësoj si Shqipëria në vitin 97 që vuajti nga skemat piramidale" tha Berisha.Më tej kryeministri Berisha është shprehur se demokracia vlerësohet jetike dhe se sistemi bankar mund të sjellë prishje në treg. "Demokracia është jetike, por nëse do shohim veprimet e saj, demokracia mund të sjellë disa prishje të tregut. Jemi këtu mes rajoneve më të begata, por, 15% të vendeve po përballojnë faturën sociale të botës. A është i mbingarkuar tregu në këtë rast dhe problemi që shtrohet është që Qeveritë e elitave duhet të marrin përsipër reforma shumë serioze” tha Berisha.Forumi ndërkomëbëtar për demokracinë po mbahet në Strasburg prej datës 5 tetor dhe do të trajtojë një seri temash mbi demokracinë dhe të ardhmen e saj . Në këtë forum marrin pjesë personalitete të shquara të politikës, ekonomisë, shoqërisë civile, drejtësisë etj, nga Evropa dhe mbarë bota.