Rritja ekonomike, debate Malaj-Bode në komisionin e ekonomisë

Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar me debate mes deputetit të PS-së Arben Malaj dhe ministrit të financave Ridvan Bode për rritjen ekonomike si dhe për grevën e ish-të përndjekurve politikë.Deputeti i PS-së, Malaj ka kërkuar marrjen e masave urgjente për përmirësimin e situatës ekonomike në vend duke përdorur me efektivitet të ardhurat që do të do të sigurohen nga privatizimet.Sipas tij borxhi publik ka kaluar 60 % dhe mbetet risk për ekonominë ndërsa kreditë e këqia kanë kapur shifrën e 22 %.Ndërsa i është referuar grevës së ish-të përndjekurve, Malaj ka theksuar se qeveria nuk i ka përfshirë ata në skemën e dëmshpërblimeve.I menjëhershëm ka qënë reagimi i ministrit të financave Ridvan Bode i cili ka theksuar se qeveria po ndërmerr masa për përmirësimin e situatës ekonomike, mes tyre edhe për privatizimet.“Opozita po merret me shoë mediatik dhe jo me problem konkrete. Ekonomia jonë u ngadalësua si pasoje e krizës në eurozone e në veçanti në Greqi dhe Itali” tha Bode.