Vlorë, të sëmurët me veshka kanë nevojë për hemodializë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2012, 12:46
35 pacientë të cilët vuajnë prej insuficencës totale në veshka në qarkun e Vlorës janë të detyruar të udhëtojnë drejt kryeqytetit për të marrë mjekimin e duhur.Drejtori i spitalit të Vlorës Shkëlqim Selami ka reaguar në lidhje me problemin e të sëmurëve të cilët kryejnë hemodializë dhe ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje urgjente edhe pse aparaturat janë të kushtueshme.Banorët e qytetit të Vlorës apo të rrethinave detyrohen që të udhëtojnë edhe jashtë shtetit për të marrë mjekimin e duhur i cili nëse nuk merret në kohë mund ti marrë jetën.