Drejtuesit e “Vetro energy”: Jemi të orientuar drejt rritjes

Fituesja e tenderit të Albpetrol, e cila ofroi 850 milion euro për herë të parë prezantoi investimet që do të realizojë në sektorin e naftës. Gjatë një conference për shtyp drejtuesit e konsorciumit Mathew Roszak dhe Peter Huddleston prezantuan edhe aksionerin shqiptar Rezart Taci.Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën për shtyp, partneri strategjik i konsorciumit, Rezart Taçi, theksoi se privatizimi i Albpetrol-it do të rrisë sigurinë dhe pavarësinë energjetike të vendit duke premtuar një investim që kap shifrën e 220 milion dollare .Gjithashtu drejtuesit e “Vetro Energy” premtuan edhe rritje të fuqisë punëtore.“Ne jemi të orientuar drejt rritjes dhe zhvillimit. Ne duam të përmirësojmë shkallën e operimit dhe të trajtojmë çdo ëështje mjedisore që mund të ekzistojë” deklaruarn drjetuesit e kompanisë “Vetro energy”."Vetro Energy" është një kompani operuese dhe menaxhimi me qendër në Singapor dhe Hjuston të Teksasit, SHBA, që ka për objektiv investimet në industrinë e nxjerrjes së naftës dhe gazit në mbarë botën. Drejtuesit e “Vetro Energy” kanë përvojë në këtë fushë në çdo kontinent të botës që prodhon naftë dhe gaz”.