MM:Nuk shesim pronat që kemi në administrim

Ministria e Mbrojtjes i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla për shitjen e pasurisë së paluajtshme të ushtrisë.Në deklaratën e saj, Ministria e Mbrojtjes ka mohuar akuzat e deputetit Balla duke theksuar se ky institucion nuk ka shitur asnjë pronë që ka në administrim.Sipas ministrisë një pjesë të pronave të ushtrisë i kanë kaluar AKKP-së në mënyrë që një pjesë e tyre të përdoret për kompesimin fizik të ish-pronarëve.