Ish-të përndjekurit politik protestojnë para Parlamentit

Ish të përndjekurit politik kanë protestuar sot para Parlamentit duke kërkuar sërish plotësimin e kërkesave të tyre.Përfaqësues të ish-të përndjekurve politik të mbështetur edhe nga konfederata e sindikatave kanë kërkuar sërish nga qeveria që të përmbush kërkesën e tyre për dëmshpërblim për vitet e burgut që kanë bërë gjatë kohës së regjimit komunist.Greva e urisë e ish-të përndjekurve ka hyrë në ditën e 17-të të saj dhe gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e përkeqësohet. Tre prej ish të përndjekurve janë larguar nga greva si pasojë e përkeqësimit të shëndetit dhe ndodhen në spital ku po marrin edhe mjekime.Tiranë, ish-i përndjekuri politik Ndreca i vë flakën vetesIsh- i përndjekuri politik Gjergj Ndreca i ka vënë flakën vetes mëngjesin e sotëm në kryeqytet.Ngjarja e rëndë është shënuar në ambjentet e grevës së urisë ku Ndreca ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.Ka qënë ndërhyrja e menjëhershme e grevistëve të tjerë që kanë bërë të mundur parandalimin e djegies së Ndrecës.Menjëherë ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore dhe sipas informacioneve gjendja e tij shëndetësore është kritike.Ish-të përndjekurit politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit një grevë urie, duke kërkuar dëmshpërblimin të viteve të tyre të burgut. Sipas tyre, gjendja aktuale e tyre është tepër e rëndë, ndërsa dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar.Ndërkohë disa ditë më parë kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do të ketë negociata me ish-të përndjekurit politikë.