Wollfarth: Integrim të pakicave në policinë e shtetit

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka deklaruar sot se është e rëndësishme integrimi i pakicave në të gjitha nivelet e policisë së shtetit.Duke folur në një aktivitet mbi diversitetin, ambasadori Wollfarth ka shtuar se kjo çështje duhet të jetë parësore për policinë.“Respektimi dhe mbrojtja e deversitetit është pjesë e konventave ndërkombëtare. Diversiteti ka të bëjë me marrëdhënien mes shtetit dhe kulturave të ndryshme dhe mes shtetit dhe individëve. Kjo do të thotë pranim I veçantisë së çdo individi pavarësisht rracës, gjinisë, ngjyrës etj” tha Wollfarth.