Nishani në “Tonight Ilva Tare”: Drejtësia e korruptuar, do kërkoj mandat të dytë
Nishani ka deklaruar se synon një mandat të dytë në krye të institucionit më të lartë shtetëror. Në lidhje me nismën për ndryshimet kushtetuese Nishani tha se Kushtetuta nuk duhet të ndryshojë thjeshtë dhe kollaj.
Kreu i shtetit tha se ka disa elemente ku mund të ndërhyet. “Duke u bërë vend anëtarë i BE-së do të duhet të ndërhyet në Kushtetutë” tha Nishani.
Mënyra e zgjedhjes së presidentit për Nishanin duhet të mbetët siç është, në mënyrë që të mos ketë kriza të panevojshme politike. Zgjedhja nga populli për Nishanin është një rrugë demokratike,por ai shpreh rezerva për politizimin që mund të sjellë ky proçes.
Presidenti bëri të qartë se zgjodhi të heshtë për "Crown Agents", pasi kjo është një nga tre alternativat që jep Kushtetuta. “Padiskutim që kam patur rezerva për marrëveshjen.Stafi e ka studiuar me kujdes dhe unë kam vendosur të hesht”, tha Nishani.
Presidenti shpjegoi pjesëmarrjen në ceremoninë për çlirimin e vendit ndërsa shfaqen e diktatorit Enver Hoxha e cilësoi të gabuar.
“Nëse kërkohet ridimensionim i figurës së diktatorit Enver Hoxha do të ishte një provokim shumë I rëndë. Ju garantoj se nëse do të kisha identifikuar vendosjen e kësaj fotoje, nuk do të kisha qënë pjesë e kësaj ceremonie’, theksoi kreu i shtetit.
Ai i cilësoi shumë të mira marrëdhëniet me Metën dhe Edi Ramën.Më poshtë ndiqni intervistën e plotë:Si e përjetuat 23 vjetorin e themelimit të PD-së? Nuk shkuat në ceremoni?Presidenti i vendit është jashtë partive politike, edhe nga pikëpamja formale duhet të qëndrojë jashtë aktiviteteve që organizohen nga partitë politike. Unë i uroj festën PD-së. Ajo është një aset i rëndësishëm i jetës publike, poltike të vendit. Është partia e parë e krijuar pas pluralizmitnë Shqipëri.Ju erdhi keq që nuk shkuat në festën e PD-së pasi ju keni qënë një nga përfaqësuesit më të lartë të saj?Qëndrimi i drejtuesve të institucioneve të pavarura siçështë presidenca, nuk varet nga pikëpamja formale por nga mënyra e sjelljes dhe përmbushja e detyrimeve ligjore. Nuk do të ishte problematike vatja por unë mendoj se presidenti duhet të zbatoj me rigorozitet parashikimet që ka ky rregull dhe formalitet.

Si e shikoni faktin që PD humbi në zgjedhjet e 23-Qershorit? E kishit parashikuar këtë fakt?
Sistemi që ne kemi hyrë pas viteve 90’ është sistemi i rotacionit politik, sistemi i qeverisjes, i marrjes përsipër të përgjegjësive, I kontributeve dhe kostove që mund të kesh marrë gjatë qeverisjes. Unë mendoj se 8 vite në qeverisje në mënyrë normale mund të pritet dhe rotacioni politik
A ishte një largim i merituar?
Gjykimi ishte i qytetarëve shqiptarë dhe askush nuk mund ta gjykojë këtë vendim. Prëderisa qytetarët vendosën se duhet të kishte rotacion ky vendim duhet respektuar. Vota duhet respektuar si kur je në mazhorancë ashtu edhe kur je në opozitë.
Si e shikoni PD tani në opozitë?
Natyrisht që ka angazhime të mëdha dhe dinamike. Së pari përgjegjësinë që ka një opozitë për jetën politike sociale dhe shoqërore të vendit, çka është detyra parësore dhe nga ana tjetër pjesën e dinamikës së jetës së brendëshme partiake të PD-së. Unë mendoj që jo vetëm ata që janë të lidhur me PD-në por për të gjithë është me interes që këto proçese të jenë të konsoliduara dhe me standartet e merituara.