Skema e ndihmës ekonomike, rritje e standartit në 21 njësi vendore
Skema e ndihmes ekonomike do te kaloje neper filtra ne menyre qe te shmangen abuzimet. Ne takimin qe Zyra e Sherbimit Social Shteteror ne Lezhe ka organizuar me punonjesit social te 21 njesive vendore te qarkut, eshte kerkuar rritje e standartit te sherbimit ndaj ketyre familjeve. Sipas drejtoreshes se ketij institucioni, Ardiana Jaku, te gjitha gjetjet e konstatura do te reflektohen, ndersa do te intensifikohen inspektimet kryesisht gjate vitit 2014.Ne takimin me punonjesit social, zyra e sherbimit social shteteror ka bere te ditur se ne ditet ne vazhdim do te behet e mundur edhe levrimi i fondit te ndihmes ekonomike dhe te paaftesise. Nga inspektimet e kryera ka rezultuar se lista e personave qe e perfitojne kete ndihme ne njesite e qeverisjes vendore nuk ka patur fryrje, por qe gjithsesi do te analizohen dhe listat e deritanishme.