“Akrobatët” e ndërrmarjes së gjelbërimit vendosin dekorin pa asnjë masë sigurie

Zbukurimet per festat e fund vitit te rrugeve dhe shesheve kryesore ne Lezhe jane nje element i pervitshem, por menyra sesi realizohen ato jane amatoreske dhe te rrezikshme. Keto pamje ofrojne menyren se si punetore te ndermarrjes se gjelberimit, e cila merret edhe me dekorin e qytetit po kryejne akrobaci duke u ngjitur ne peme, apo vende te tjera pa asnje mjet, apo mase sigurie, duke vazhduar edhe me tej, duke u rreshtuar per te fryre tullumbacet…..Edhe pse jane ne dijeni te filmimit qe po kryehet nga kamera jone, ata nuk ndihen aspak te shqetesuar, çka na bind qe edhe vete ata bashkohen ne publikimin e ketij realiteti te turpshem, i cili do te finalizohet me ndezjen e dritave te bredhit te vitit te ri nga drejtuesit vendore te ktij qyteti.Inspektoriati shteteror i punes kerkon gjurmet e shkeljeve te ngjashme tek firmat private, nderkohe qe gjithçka ndodh haptasi ne qender te qytetit te Lezhes. Ky eshte nje rast, ndaj te cilit ky institucion duhet te marre masa, dhe te prezantoje deshiren se siguria ne pune eshte element i rendesishem per jeten e çdo punonjesi qe po rrezikojne jeten duke u kacavjere ne menyra  qe edhe nje akrobat cirku do i kishte zili.