Shërbimi pyjor Berat, kalon kullotat në varësi të komunave
19 është numri i rasteve të kundravajtjeve penale që drejtoria e policisë pyjore ka hartuar për vitin 2013, të cilat kapin një vlerë rreth 700 mijë lekë të reja. Këtë gjë e bën të ditur specialisti pranë drejtorisë së shërbimit pyjor, Fatos Nako, i cili gjithashtu bënë me dije se janë vënë rreth 21 gjoba me vlerë 583 mijë lekë të reja.Për të gjitha këto kundravajtje është hartuar dokumentacioni i nevojshëm dhe janë bërë të gjitha procedurat për vjeljen e vlerës së dëmit. Drejtoria e shërbimit Pyjor Berat është duke organizuar kalimin në përdorim të një pjese të pyjeve dhe kullotave nëpër komuna ku kjo drejtori ofron ndihmë ndaj qendrave administrative në lidhje me menaxhimin e pyjeve.Aktualisht po punohet edhe për menaxhimin e pyjeve në lidhje me sipërfaqet e dhëna në përdorim të personave të ndryshëm.