Veliaj “zbulon” abuzimin me fondet, paditet për përkrahjen sociale komuna Paskuqan

Publikohet rasti i tretë i abuzimit me ndihmën sociale në vendin tonë.Vetëm në komunën Paskuqan në kryeqytet janë konstatuar rreth 623 persona, të cilët marin ndihmë ekonomike duke shkeluar kriteret ligjore.Ministri i Mirqënies dhe Rinisë, Erion Veliaj, e deklaroi këtë në një konferencë për luftën ndaj korrupsionit, ku u shpreh se nga verifikimet e kryera dhjetra familje që ishin regjistruar si përfituese në skemën e ndihmës ekonomike, rezultuan të punësuar ose si zotërues pronash.Ministri për Çështjet Vendore dhe dhe njëkohësisht kordinator kundër korrupsionit, Bledi Cuci, u shpreh se është emergjente zhdukja e korrupsionit, sidomos në sektorin publik.Pjesa më e madhe e denoncimeve për Komunën e Paskuqanit përsa i përket ndihmës ekonomike kanë ardhur nga vetë qytetarët, të cilët kanë denoncuar rastet në faqen e internetit.Shërbimi Social Shtetëror do të vazhdojë kontrollet e skemës së Pagesave të Aftësisë së Kufizuar dhe Ndihmës Ekonomike.