Një strategji për turizmin, MZHUT: Për të rritur numrin e vizitorëve të huaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2013, 16:30
Në vend do të hartohet një strategji kombëtare për zhvillimin e turizimit. Kjo strategji nënkupton një fushatë të gjerë infromuese për tursitët mbi vendet turistike, gjithashtu një reformë fiskale ku do të ketë ulje me 10 % të TVSH-së për operatorët turistik.Këtë nismë e publikoi zv.ministri i Urbanistikës dhe Turizmit, Gjon Radovani dhe Drejtoresha e e shërbimit turistik në këtë Ministri.Sipas ekspertëve të turizmit kjo strategji do të ndihmojë dhe do tu japë akses turistëve të njohin destinacionet e reja turistike, por në anën tjetër do të zhvillojë edhe infrastrukurën.Do të këtë një zyrë të posaçme në mbledhjen e statistikave dhe të përpunimit të tyre, po ashtu do ti kushtohet rëndësi edhe mbrojtjes së jetës së turistëve.