Të drejtat e Njeriut, konferencë kombëtare nga Avokati i Popullit

Në zyrën e Avokati të Popullit do të ngrihet një bord këshillimor të përbërë nga 25 persona për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe në rast shkelje për t’ia përcjellë rekomandimet përkatëse institucioneve. Në Alo 116 janë pritur gjithsej 1500 telefonata ku fëmijët kanë kërkuar këshillim pasi dhunohen fizikisht apo verbalisht në bankat e shkollës nga shokët e tyre të klasës.“Ata do të jenë përfaqësues të shoqërisë civile, profesionistë të së drejtës, universitarë, persona me rol publik të rëndësishëm. Ne do të vendosim së bashku si do të veprojmë. Do të kemi dialog të vazhdueshëm e të qëndrueshëm me shoqërinë civile në vend si dhe do t’i japim hapësirë asaj për të shprehur më fort rolin e saj. Duam të krijojmë shembull komunikimi publik aq i nevojshëm në shtetin tonë, se si organet do të duhet të komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme më shoqërinë civile, dhe të fusim një element të ri të mirëqeverisjes që është vendimmarrja gjithëperfshirëse”- tha Totozani.Deputetja e PD, Albana Vokshi, kërkoi nga Avokati i Popullit të reagojë për foton e Enver Hoxhës në varrezat e dëshmorëve.“Shqipëria nuk duhet të bëjë regres në promovimin e të drejtave te grave, nuk duhet të ngatërrohet axhenda militante me të drejtat. Konsolidimi i të drejtave themelore të njeriut duhet të shërbejë si garant për të drejtat e tjera. Një nga dështimet më të mëdha të qeverive ka qenë zgjidhja e problemit të pronës. Ky ka krijuar problemet më të mëdha sociale tek të drejtat e njeriut në vend. Një nga arsyet kryesore të vrasjeve dhe gjakmarrjes janë konfliktet në gjirin e pronës, që kanë ardhur si rezultat direkt i moszgjidhjes së këtij problemi. Pa një reformë të thellë politike nuk kemi garanci të qëndrushme për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të njeriut. Vetëm garantimi ligjor nuk garanton të drejtat në praktikë. Gjendja ekonomike është faktor që ndikon direkt në këtë”- tha deputetja Albana Vokshi.Ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, ka theksuar gjatë fjalës së tij, se duhet të nxitet Kuvendi që të diskutojë propozimet e Avokatit të Popullit, për më shumë të drejta të komunitetit rom."Duke ju referuar deklaratës universale të të drejtave të njeriut, është një një vlerësim që të gjithë njerëit kanë lindur diuke patur të drejta të barabarta dhe të patjetërsueshme. Shqipëria ka qënë gjithmonë një shembull për të drejtat e njeriut. Nxisim Kuvendin për të diskutuar rreth rekomandimeve të Avokatit të popullit për çështjen e romëve. Perfeksioni është i, vështirë të arrihet për cilindo komb. Ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi gjithmonë drejt një unioni sa më të përsosur dhe mendoj se e njëjta gjë është e vërtetë edhe në Shqipëri”, tha Ambasadori.Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Seqiu tha se duhet dialog për të drejtat e njeriut."Të ketë sa më shumë dialog sa i përket të drejtave të njeriut. Dhe përpiquni t'u dedikoheni të drejtave të njeriut, përpiquni të siguroni një të ardhme më të mirë për tu bërë qytetarë më të mirë të BE".