Furgoni përplaset me makinën, plagosen 4 persona, jashtë rrezikut për jetën

Përplasja e dy automjeteve në afërsi të fshatit Ibë në Tiranë, ka shkaktuar mbrëmjen e sotme plagosjen e katër personave.Burime nga policia bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një furgon me një makinë, ndërkohë të plagosurit u dërguan në spitalin e Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se 4 personat kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.