Kriza ekonomike prek Ambasadat, Bushati: Do mbyllen disa seli diplomatike në botë

E detyruar për të shtrënguar dorën për shkak të situatës financiare, qeveria paralajmëron se disa Ambasada shqiptare do të duhet të mbyllin dyert. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, konfirmoi se disa Ambasada do të mbyllen për shkak të vështirësive në buxhet por edhe mosefiçencës së tyre.“Qeveria paraardhëse na ka lënë në një grope të madhe në fushën e diplomacisë. Kur flasim për racionalizim nënkuptoj mbyllje ambasadash në vende të ndryshme” tha ai.Deklaratat Ministri i bëri pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të jashtëm parlamentar ku mazhoranca dhe opozita në unison dhanë pëlqimin për kandidaturën e Ardiana Hobdarit si Ambasadore në Këshillin e Evropës, atë të Artur Kukos në Gjermani dhe të Roland Bimos në Austri.Por përplasjet për diplomacinë mes paleve nuk munguan.Përtej çdo vështirësie buxhetore, Ministri Bushati kërkoi nga nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule, njëherësh aleat i socialistëve, që diplomatëve shqiptarë t'u ofrohet e gjithë infrastruktura e nevojshme për të garantuar dinjitetin e tyre.