Policia e Janinës jep alarmin, kufiri Shqipëri-Greqi me grupe kriminale
Menjehere pas ngjarjes se ndodhur ne Vrontero te Greqise, ku nje efektiv i policise helene mbeti i vrare, ka reaguar dhe sindikata e policive te Janines. Nepermjet nje deklarate per shtyp, ata theksojne se kufiri me vendin tone shenon nje kriminalitet te theksuar, ne te cilin veprojne grupe kriminale te armatosura.Nepermjet kesaj deklarate behet me dije se ne gjithe gjatesine prej 254 kilometrash,nga kosturi ne Igumenice, Janine dhe Arte, jane kapur deri tani 9.2 ton marijuane dhe 2 kilograme heroine, te cilat futen ne token helene nga territori shqiptar.Situata perkeqesohet edhe me tej, gjithmone bazuar kesaj deklarate, ku ne fshatra te shumte afer kufirit, si Konice, Pogon apo Filat, banoret e tyre jane te detyruar te izolohen brenda banesave qe prej ores 17:00, pasi levizjet e personave te dyshimte te cilet jane edhe te armatosur rende, jane te shumta.Kjo deklarate duket se eshte nje sinjal alarmi per policine kufitare te shtetit shqiptar, per marrjen e masave dhe shtimin e kontrolleve pergjate brezit jeshil.