Zhvendosja e cianurit, Bashkia e Tiranës replika në distancë me Ministrinë e Mbrojtjes

Në kundërpërgjigje të akuzave të bashkisë së Tiranës, Ministria e Mbrojtjes, deklaron se angazhimi i saj në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, për të zhvendosur nga tregu i uzinës “Dinamo” lëndën cianur, është bërë në përputhje me të gjithë parametrat e sigurisë, të kërkuara për kryerjen e një procesi të tillë.Në deklaratën për mediat, MM thekson se në asnjë rast nuk do të ndërmerrte një veprim të tillë, në rast se sdo të kishte garancinë e plotë se proçesi nuk do të ishte i rrezikshëm.Ministria e Mbrojtjes i siguron qytetarët se kjo lloj lëndë është e ngurtë dhe procesi i zhvendosjes është kryer pasi është bërë izolimi i zonës dhe është kontrolluar gjithçka nga ekspertët kimikë të certifikuar.Po sipas MM, kjo lëndë është në formën e kripës dhe mund të jetë e dëmshme për shëndetin vetëm nëse konsumohet, diçka e cila përjashtohet kategorikisht që të ketë ndodhur pasi lënda ka qenë e mbyllur në fuqi të sigurta.Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranës, e cila e ka cilësuar të turpshme deklaratën e MM. Sipas Bashkisë,specialistët që zhvendosën cianurin i kaluan fuçitë përmes tregut.“Askush nuk mund të luajë me jetën e qytetarëve për interesa personale.Të çohen para ligjit ata që vunë në rrezik jetën e qytetarëve” thekson Bashkia e Tiranës.