Ish-Ministri në Prokurori, Kodheli: Abuzim me detyrën; Imami: Rama kapërceu vijën e kuqe

Ministri më i akuzuar në kohën kur PS ishte në opozitë Arben Imami është i kallzuari i parë penalisht nga qeveria e re nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në rradhët e zyrtarëve të lartë.Në një konferencë prej 2 minutash pasardhësja e tij në Ministrinë e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka lajmëruar padinë drejtuar Imamit në Prokurori. Ministrja ndërsa i konsideroi të pamohueshme provat, i kërkoi organit të akuzës investigim të plotë.“Imami akuzohet për konsumimin e veprave penale, “shpërdorim detyre”, “shkelje e kontributeve të dhëna nga shteti” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Ky nuk është një kallëzim i zakonshëm. Është një padi e mirëargumentuar dhe e përgatitur nga një grup ekspertësh që e kanë shqyrtuar deri në detaje këtë aferë korruptive të cilët kanë dalë në konkluzionin që kush ka qenë pjesë të dalë para drejtësisë. I kërkoj në mënyrë të veçantë Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë në lidhje me këto procedura që kanë çuar në abuzime të mëdha me paratë publike.Kjo nuk është aspak komode për mua apo për bashkëpunëtorët e mi, ndaj paraardhësit tim, por kjo ishte gjëja e e vetme që duhet të bëja në kushtet e të ndodhurit përpara fakteve të tilla” tha Kodheli.I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i palës së akuzuar. Në një dalje për mediat ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami e ka quajtur padine e sotme nga ana e ministres Kodheli nje akt primitiv, hakmarres e krejtesisht personal nga ana e kreut te PS-se e kryeministrit Rama dhe nje kusht qe i ishte vene Kodhelit ne kembim te marrjes se detyres si Ministre.“Akuzat ranë se nuk kishte si mos binin, por e vetmja që nuk ra është vendimi i njeriut të çmendur për t’i shkuar deri në fund hakmarrjes personale, që ka lidhur me qëndrimet e mia lidhur me 21 janarin përgjegjësi kryesor që për mua është Rama. Të dy këta persona, kur drejtonin bashkinë e Tiranës kanë qenë të detyruar të pranojnë se reformat në ushtri kanë qenë të suksesshme, nuk ka asnjë abuzim me ligjin, paratë e taksapaguesve shqiptarë, por ishte përcaktuar armiku i kryetarit të PS e u bënë përpjekje për të montuar një akuzë false, duke akuzuar një institucion model, prej së cilës nuk do dalë asgjë. I them Rames, se po kapërcen vijë të kuqe ligjore, etike e politike, kërcënimet e tua nuk trembin askënd e aq më pak mua”- tha Imami.Ish-Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, është i pari në listën e ish-zyrtarëve të lartë që vihet nën akuzë për abuzime nga maxhoranca e re.