Vlora vuan mungesën e energjisë, banorët ankohen: Nuk kemi me se të ngrohemi

Ditet e ftohta te ketij dhjetori po shoqerohen dhe me mungesen e energjise elektrike ne qytetin e vlores,e cila po nderpritet ne orare dhe zona te ndryshme, ku pjese e tyre ka qene edhe zona historike si Sheshi i Flamurit.Si pasoje e kesaj situate te krijuar, shume prej rrugeve kryesore te qytetit jane ne erresire totale gjate oreve te mbremjes,nderkohe qe nuk kane munguar as defektet ne rrjet apo nderprerjet e energjise pa asnje paralajmerim.Qytetaret shprehen se mungesa e energjise elektrike shenohet ne orare te ndryshme dhe nuk ekziston nje numer emergjence se ku ata mund te kerkojne shpjegim apo informacion per situaten.Pavaresisht se qytetaret e Vlores jane shprehur se jane pagues te rregullt, energjia elektrike po shenon nderprerje te shpeshta ne kete qark, duke filluar prej Sheshit te Flamurit qe ndodhet ne qender te qytetit, per te vazhduar me pas edhe drejt zones se bregut, ne Orikum, Himare e madje deri ne Laberine e Vlores.